Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 50 pacient.
Tri raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 3 raste të reja.
Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:
40 raste janë në gjendje stabile9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot lirohen nga klinika 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.