Sam Maxwell ka rrëzuar kundërshtarin francez, Sabir Sediri, me një goditje të fuqishme, vetëm disa sekonda pasi ai vetë ishte shumë afër të rrëzohej.
Maxwell ishte rrëzuar dy herë nga Sediri në meçin i cili u zhvillua për titullin evropian në federatën WBO, në peshën super të lehtë, në “Leicester Arena”
Derisa po zhvillohej rundi i fundit, francezi u tregua tejet arrogant, duke bërë një veprim aspak sportiv.
Reagimet në rrjetet sociale ishin të jashtëzakonshme, derisa Maxwell u lavdërua që e mbajti qetësinë në këtë situatë.
Pas kësaj fitore, Maxwell përmirësoi bilancin në 11-0, kurse titulli i fituar ishte i pari në karrierën e tij.
Well that was a terrible idea…
Boxing ain't no game ?♂️ pic.twitter.com/xisNX3057c
— Boxing on BT Sport ? (@BTSportBoxing) September 1, 2019