Edhe një skuadër është shtuar në listën që kërkojnë shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi.
Pas shumë klubeve nga Premierliga e Serie A, interesim për shtatlartin ka shfaqur edhe Rennes në Francë, përcjellë Olle.
Forma e mirë që ka treguar Muriqi me fanellën e Fenerbahçes ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm në tregun evropian.
Më parë interesim për prizrenasin kanë shfaqur dy skuadra nga Premierliga përfshirë edhe Tottenham.
Kurse nga Serie A, interesim ka shfaqur skuadra e Lazios në krye me drejtorin sportiv, Igli Tare.