Visar Bekaj mund të largohet nga FC Prishtina gjatë kësaj vere.
Siç raporton ‘Supersport’, të interesuar për transferimin e tij, është skuadra më e trofeshme në Shqipëri.
Madje, sipas kësaj, Tirana ka ofruar 75 mijë euro për shërbimet e gardianit të Kosovës.
Tirana, është e interesuar edhe për anësorin, Armend Thaqi po ashtu futbollist i Prishtinës.
Thaqi, do të mbetet pa kontratë në fund të ediconit, transmeton Olle.
Por, Thaqi thuhet se ka stepur Tiranën me kërkesën e lartë të tij te çështja e pagës.