Sipas gazetës gjermane “Kicker” Barcelona po kalon në një periudhë të tmerrshme financiare dhe nëse një zgjidhje e shpejtë nuk bëhet, skuadra mundet të falimentojë.
Barcelonës i mungojnë rreth 300 milionë euro të ardhura në këtë sezon dhe klubi duhet të bëjë ulje drastike të pagave të futbollistëve, në vlerë prej 190 milionë eurove, përndryshe klubi do të bankrotojë në muajin janar, transmeton Sinjali Sportiv.
Por edhe pse drejtuesit e klubit kanë pasur disa takime me futbollistët për uljen e pagave, ata nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje të përbashkët
Mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi i kësaj “drame” .