Mauro Icardi ka bërë një huqje shokuese në duelin që Galatasaray po e zhvillon si mysafir i Istanbulspor në kuadër të javës së tretë në Superligën e Turqisë.
Ishte minuta e 37-të e takimit kur Galata fitoi një penallti, por plani i dy lojtarëve të tyre dështoi dhe atë në mënyrë tronditëse.
Kerem Akturkoglu mori përgjegjësinë që të godiste nga 11 metra, derisa kishin bërë një plan me Icardin se si do të shkonte rrjedha.
Lojtari turk vetëm e pasoi topin nga pika e bardhë, për t’i lënë mundësinë argjentinasit që të shënonte.
Derisa portieri i Istanbulspor shkoi në anën e kundërt, Icardit i mbeti opsioni që ta fuste topin në portën e hapur.
Mirëpo, ish-ylli i Interi në mënyrë shokuese e goditi jashtë kuadratit.
Icardi ia doli të përmirësonte gabimin e tij, pasi shënoi për 1-0 në minutën e 42-të.