FC Drita nga Gjilani është afër të shpallet kampion i Superligës për herë të tretë në histori të klubit.
Përkundër humbjes së sotme ndaj Gjilanit, “Intelektualët” përmes një matematike mund të shpallen kampion të Kosovës qysh në xhiron e ardhshme.
“Bardhekaltërve” u nevojitet fitorja javën tjetër ndaj Drenicës, kurse duhet të “luten” që derbi i javës mes Gjilanit dhe Ballkanit të përfundojë baraz, shkruan Gazeta Sinjali.
Në rast se ndodh kjo, Drita do të kishte tri pikë më shumë se Gjilani, kurse “Intelektualët” tashmë kanë fituar dy nga tri ndeshjet e ndërsjella ndaj “Skifterave”.
Në Superligë shikohen ndeshjet e ndërsjella dhe jo goldallimi.
Kjo është rruga e vetme që mund ta shpall Dritën kampion një xhiro para fundit.