Shumica e vendeve në Europë kanë rifilluar kampionatin në futboll pas ndërprerjes përshkak të pandemisë me COVID-19. Pas rikthimit ka pasur raste kur disa skuadra nuk kanë arritur të gjejnë formën e tyre më të mirë.
Kjo ndërprerje duket se skuadrën e Dritës nuk e ka dëmtuar fare në formën e futbollistëve.
‘Bardhekaltërit’ janë skuadra e vetme e Superligës që ende nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet që prej rikthimit të futbollit në Kosovë.
Ata madje kanë një seri fantastike duke shënuar 11 gola dhe asnjë nuk e kanë të pranuar.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ardian Nuhiu, këtë xhiro do të ketë punë mjaftë të vështirë, ku do të marrë rrugën drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.
Drita aktualisht gjendet në vendin e parë në Superligë me 58 pikë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.