Kjo është shuma që ka fituar Distria Krasniqi pas triumfit në finalen e madhe të ‘Grand Prix Portugal’

Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Distria ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.

Në finale e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me një “Ippon” impresiv.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.

Distria në çerekfinale, mposhti me spanjollen Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

26 vjeçarja pas triumfit në finale, ka fituar një shumë simbolike prej 100,000 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *