Kjo është shuma e transferimit të Arbnor Mujës tek Antwerp

Arbnor Muja do të transferohet tek Royal Antwerp, kundështari i Dritës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Drita dhe Royal Antwerp arritën marrëveshje për transferimin e Mujës.

Demokracia.com ka mësuar nga burimet e saj se shuma që do të paguajë Antwerp për mitrovicasin është rreth 400 mijë euro.

Arbnor Muja ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Drita në vitet e fundit.

Muja i ishte bashkuar Dritës në verën e vitit 2021 nga Trepça ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *