Drita vazhdon të prijë bindshëm si lidere në Superligën e Kosovës pas xhiros së 27-të.
Skuadra nga Gjilani është në krye të tabelës, teksa kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund.
Drita ka 58 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se ndjekësja Prishtina që sot triumfoi kundër Feronikelit.
Kurse, Ballkani shënoi fitore bindëse ndaj Vushtrrisë dhe ndodhet në pozitën e tretë me 53 pikë, një më shumë se Gjilani i vendit të 4-t, që sot hodhi hap fals pasi barazoi në shtëpi me Llapin.
Më poshtë renditja në tabelë, pas xhiros së 27-të.