Prishtina ka triumfuar ndaj Arbërisë në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës së futbollit me rezultat 2 me 0.
Mankenda dhe Besnik Krasniqi realizuan golat e fitores për skuadrën e Prishtinës në këtë takim.
Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Prishtina që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Arbërisë.
Llapi në anën tjetër ka triumfuar ndaj Gjilanit.
Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar me rezultat 0 me 2.
Ishte një ndeshje ku Gjilani nuk tregoi pothuajse asgjë dhe të vetmin rast e kishte me Çyrbja por që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Dy golat e fitores për skuadrën e Llapit në këtë takim i shënoi Edon Sadriu.
Pas këtyre dy ndeshjeve kjo është renditja e plotë tabelare në Superligë.