Real Madrid fitoi 3:0 ndaj Elches dhe kështu kampioni aktual në xhiron e dhjetë u konsolidua në krye të La Ligës.
Luka Modric luajti më shumë se një orë, por kjo i mjaftoi atij për të bërë një lëvizje që i kënaqi tifozët e futbollit dhe u bë virale.
Ai e priti topin në gjysmën e kundërshtarit i rrethuar nga dy rivalë. Të parin e hoqi duke iu rrotulluar me topin dhe kur i dyti tentoi t’ia merrte, e shpëtoi duke ia shtyrë topin mes këmbëve. “Kjo është magji e pastër”, është statusi krahas videos, e cila është hit në rrjetet sociale.