Kjo është historia e “Boxing Day”: Kur të gjithë pushojnë në Evropë, në Premier League luhet pafund

“Boxing Day” përveçse një festë fetare në Angli është dhe një festë e futbollit që zgjat prej afro 130 vitesh.

Me gjeldetin e konsumuar të gjithë në Angli janë bërë gati për “Boxing Day”, që përveç të qenit një festë fetare (Shën Stefani) është dhe një festë sportive me rrënjët që datojnë që nga shekulli XIX.

Këtë vit takimet janë parashikuar të luhen në dy data 26 dhe 27. Por problemet me COVID-19 kanë bërë që nesër do të luhen vetëm 6 nga nëntë ndeshjet e parashikuara, me Manchester Unitedin që do të luajë të hënën përballë Newcastles.

Megjithatë, kjo nuk i ndryshon asgjë thelbit të një feste sportive që pritet të gjallërojë ishujt Britanikë ende të dehur nga festa e Krishtlindjeve. Nëse në Europë, e gjithë pjesa tjetër e kontinentit feston, në ishujt britanikë dhe vendet e Komunuelthit, në Angli do të luhet pa fund. Kur të gjithë bëjnë pushim, në Angli nga 26 dhjetori deri më 3 janar do të zhvillohen tri javë të plota në Premier.

HISTORIA E “BOXING DAY” – Për ata që nuk janë shumë familjarë me historinë e Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Zelandës së Re, Kanadasë dhe vendet e tjera të Komunuelthit, “Boxing Day” është një festë, e vendosur ditë pushimi nga Mbretëresha Viktoria në shekullin e XIX. Ajo është quajtur e tillë, sepse pikërisht në këtë ditë tregtarët mblidhnin pakot e dhuratave të Krishtlindjes. Kjo ditë njihet ndryshe dhe si Dita e Shën Stefanit, një festë fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *