1 kombëtare nga sot e kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian. Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.
Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C.
Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje. Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F.
Dje gjithashtu u regjistrua fitorja më bindëse e Euro 2020 deri më tani. Danimarka e mposhti Rusinë me rezultat 1:4, e që njëherit e mori epitetin si fitorja më bindësi deri tani në këtë Evropian.
Me atë fitore, Danimarka siguroi vendin e dytë dhe u kualifikua në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian ku do të përballet me Uellsin më 26 qershor në Amsterdam.