Tashmë kur ka përfunduar stinori vjeshtor dhe klubet kanë shkuar në pushim, pa dyshim që skuadrat do të nisin të kërkojnë përforcime për pjesën e mbetur të sezonit.
Por, data kur zyrtarisht klubet kosovare do të kenë të drejt të bëjnë transferime do të jetë 1 janari, kurse dita e fundit është 31 janari deri në orën 23:59.
Ballkani veç se ka siguruar përforcimin e parë. Bëhet fjalë për Diar Miftarajn, i cili do të jetë pjesë e suharekasve në vazhdim.