Kjo është deklarata e Tahir Lushtakut pasi e riktheu Drenicën në krye të Superligës

Skuadra e Drenicës e ka vazhduar formën e mirë në këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

‘Kuqezinjtë’ e kanë mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka thënë se kanë ditur që kanë të bëjnë me nj me një kundërshtar të vështirë.

Me pas tekniku drenicas u shpreh i lumtur me tri pikët e arkëtuara ndaj malishevasve.

“E kemi ditur që kemi të bëjmë me kundërshtarë të vështirë. E kam parashikuar si një prej ndeshjeve më të vështira deri tani. E kemi nisur ndeshjen mirë që nga minuta e parë. Krijuam rastet në fillim. Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te goli, por edhe shpërdoruam shumë mundësi. Jam i kënaqur me pikët e plota”, theksoi trajneri për Art Sport.

Pas kësaj fitoreje, Drenica kryeson Superligën me 14 pikë, kurse Malisheva zbret në pozitën e katërt me 11 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *