Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar humbjen 3-0 të pësuar kundër Ëatford-it në një intervistë të dhënë për BBC Sport pas ndeshjes.
“Ata bënë atë që deshën të bënin, ne jo. Kështu e ka futbolli”, ka thënë trajneri gjerman.
“Edhe pse është e vështirë, duhet ta pranojmë rezultatin. Është prova se sot nuk kemi luajtur mirë. Duhet ta pranojmë pas ndeshjes. Gjatë ndeshjes duhet të luftosh”.
“Po humbnim 3-0, por kemi luftuar, nuk ka patur situata të çuditshme ku dikush e humbi durimin dhe u përpoq të godiste kundërshtarin”.
“Nëse fiton, mirë, nëse humbet, përpiqu ta bësh në mënyrën e duhur dhe ta pranosh si burrë”.