Kjo është data kur Real Madrid kthehet në tempullin e tyre – “Santiago Bernabeu” i gatshëm për ndeshjes kundër….

Real Madridi pritet të rikthehet në fillim të sezonit 2021/22 në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabeu’, pas një mungese prej më shumë se një viti e gjysë.

Orari i La Ligas për sezonin 2021/22 është konfirmuar tashmë dhe Real Madridi do të luajë tri ndeshjet e para të sezonit si mysafir.

Ishte vet klubi mbretëror që kërkoi të luante në udhëtim për tre javët e para për të blerë kohë shtesë në mënyrë që të përgatisë Bernabeun për kthimin e tifozëve.

Gjatë gjithë pandemisë, puna është kryer në stadium dhe ekipi luajti në Valdebebas ndërsa ndeshjet në Spanjë po zhvilloheshin me dyer të mbyllura.

Tani, me tifozët e vendosur të kthehen, Real Madridi ka një datë për ndeshjen e tyre të parë në shtëpi të sezonit të ri.

Do të jetë më 12 shtator, menjëherë pas një ndërprerje ndërkombëtare, dhe do të jetë kundër Celta Vigos, ndeshje kjo që do të jetë rikthimi i tyre në Bernabeu.

Mbetet të shihet nëse Bernabeu do të jetë gati të presë mbështetës për atë lojë. Kjo fundjavë e dytë e shtatorit, pra, është afati i parë i madh për këtë fazë aktuale të punës ndërtimore.

Në tre ndeshjet e para të sezonit, Real Madridi do të luajë kundër Alaves, Levantes dhe Real Betis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *