Xherdan Shaqiri nuk po kalon aspak momente të mira, derisa ylli kosovar ka pësuar një tjetër lëndim
Shaqiri ishte i grumbulluar me Liverpoolin në përgatitjet parasezonale, aty ku ka pësuar një lëndim, i cili ka bërë që ai të mos mund ta ndihmojë Zvicrën në ndeshjet e shtatorit, shkruan Reporteri.net
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq e ka konfirmuar se nuk e ka ftuar Shaqirin shkaku i një lëndimi.
“Unë kam qenë në kontakt me Xherdanin tërë kohën. Folëm për herë të fundit dhjetë ditë më parë. Ai stërviti plotësisht me Liverpoolin, u ndje mirë,” ka thënë Petkoviq.
“Të mërkurën e kaluar kemi dashur të diskutojmë hapat e ardhshëm. Fatkeqësisht, ai u lëndua të mërkurën. Kështu që ai nuk ishte në gjendje të na ndihmojë. Kjo është arsyeja pse ai nuk është ftuar,”.
Ndryshe, Shaqa edhe edicionin e kaluar kishte vuajtur një kohë të gjatë nga lëndimet.