Kjo është arsyeja pse Ibrahimovic nuk mundi t’i mbante lotët në konferencën për shtyp

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tha se ai i ka premtuar trajnerit Janne Andersson se do të jetë vendimtar për Suedinë në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përcjell Insporti.

39-vjeçari kthehet për Suedinë këtë muaj dhe nënvizoi se ka rregulluar mardhëniet me trajnerin dhe është i përgatitur të kontribuojë për ekipin kombëtar.

“Ne u takuam për herë të parë, vetëm në një dhomë dhe folëm për gjithçka,” tha Ibrahimoviç.

“Ne të dy e dimë se çfarë është më e mira për ekipin kombëtar dhe sot unë jam ulur këtu para jush. Nëse jam këtu, nuk është për shkak se unë quhem Zlatan Ibrahimovic, por sepse unë meritoj të jem këtu.”

Në konferencën për shtyp, sulmuesi u prek dukshëm kur u pyet për familjen e tij të cilët kanë mbetur në Suedi.

Ai ishte ngazëllyer kur u pyet se çfarë mendojnë djemtë e tij për kthimin e tij për të luajtur për vendin e tyre.

“Vincent qau kur e lashë”, tha Ibra.

I lindur në vitin vitin 2008, Vincent është djali i vogël i Ibrahimoviçit dhe gruas së tij Helena Seger.

Suedia përballet me Gjeorgjinë dhe Kosovën në Grupin B të kualifikimeve të Kupës së Botës këtë muaj dhe përfundojnë pushimin ndërkombëtar me një miqësore kundër Estonisë më 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *