Kimmich vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Joshua Kimmich ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionë ve në 50 takime të luajtura.

Bayern Munich fitoi mbrëmë 4-1 ndaj Lazios në Ligën e Kampionë ve, duke kaluar kështu me një këmbë në çerekfinale.

Golat për Bavarezët u shënuan nga Robert Lewandowski, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe një auto-gol nga Francesco Acerbi, derisa Lazio realizoi me anë të Joaquin Correas.

Por, çfarë rekordi arriti Kimmich të thyente mbrëmë ?

Është hera e 38-të që gjermani ka qenë në pjesë n fituese në Ligë n e Kampionë ve, më shumë se çdo lojtarë t që ka luajtur mbi 50 ndeshje.

Kimmich ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat evropiane, gjersa ka pësuar vetë m pesë humbje.

Lojtari e filloi karrierë n në Ligë n e Kampionë ve qysh në edicionin e parë m klubin, kur kishte luajtur për 15 minuta në fitoren 3-0 ndaj Olympiacosit në shtator të vitit 2015. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *