Khabib tregon kush e meriton titullin pas tërheqjes së tij

Khabib Nurmagomedov, 29 fitore, 0 humbje në artet marciale mikse, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai deklaroi tërheqjen nga sporti në fund të shtatorit 2020, ndërkohë që asgjë konkrete nuk doli nga takimi që pati me Dana White një muaj më parë në Abu Dhabi.

Gjithsesi, sportisti rus i UFC-së, ende kampion bote në peshën e lehtë, në një intervistë për “Match TV”, u shpreh se pavarësisht vendimit që ai do të marrë, në Divizionin ku ai garon gara për titullin duhet të vazhdojë. Madje ai deklaron se kush e meriton më shumë titullin.

“Mendoj se Dustin Poirier është ai që e meriton më shumë se kushdo të bëhet kampion bote në peshën e lehtë. Këtë gjë e tregoi edhe në duelin e fundit, por edhe ndaj meje”, tha Khabib. Poirier, në eventin UFC-257, mposhti me “KO teknik” në raundin e dytë Conor McGregor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *