Khabib kthehet për ta komentuar duelin me McGregor, insiston se fitoi në këtë raund

Khabib Nurmagomedov ka dhënë disa komente lidhur me duelin e tij kundër Conor McGregor.

Khabib ishte fituesi i duelit me Conor McGregor, në tetor të vitit 2018, në mbrëmjen e UFC 229, duke arritur të mbyllte ndeshjen në raundin e katërt.

Në atë duel, rezultatet e zbuluara të jurisë, tregonin se raundin e tretë e kishte fituar irlandezi, por me një mendim të tillë nuk pajtohet Khabib.

“Raundi i tretë, unë qëndrova me të për një arsye. Unë e shkatërrova atë” ka thënë Khabib, transmeton lajmi.net.

Luftëtari rus po përgatitet për ta mbrojtur titullin e tij të kampionit, kundër Tony Ferguson, më 18 prill, në mbrëmjen e UFC 249.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *