Khabib jep shpjegimin e tij pas fotografisë virale ku shihet në mbi peshë: Përfundova në spital, nuk mundesha më

Të thuash Khabib Nurmagomedov u përball me një vështirësi serioze në luftën e tij me Justin Gaethjen, do të ishte një nënvlerësim.

Keni dëgjuar më parë nga trajneri i tij, Javier Mendez i Akademisë Amerikane të Kikboksit, për pengesat e dagestanezit para luftës, përfshirë një qëndrim në spital.

Tani, në një intervistë me luftëtarin e ACA, Magomed Ismailov, Nurmagomedov ka treguar detaje se çfarë ndjeu në përballje e UFC 254.

Së pari: Nurmagomedov ka thënë se ai u sëmur më 9 shtator, një ditë para se të planifikohej të fluturonte për në Abu Dhabi për luftën më 24 tetor.

Fytyra e tij u fry, dhe kështu dukej:

“Fillova të ndjehem më keq në aeroplan dhe kur të mbërritëm, kisha ethe të larta”, ka thënë Khabib.

“Po bëhej vërtet keq dhe pas pak, unë u dërgova në spital dhe pata kujdes intensiv për pesë ditë. Ishte vërtet keq”.

Si rezultat, Nurmagomedov tha se ai nuk e filloi kampin e tij të stërvitjeve deri më 24 shtator.

“Por, pas 10 ditësh, unë theva gishtin e madh”, deklaroi ai. “E theva gishtin e madh më 7 tetor”.

Nurmagomedov shtoi më tej se ai “donte të anulonte luftën”, por ai dhe ekipi i tij vendosën të shtyjnë përpara.

“Unë po kisha aq shumë me këtë luftë, sëmundjen dhe frakturat” kishte thënë ai. “Në fund të ditës, ne vendosëm ta vazhdonim luftën”.

Pengesat dolën që të mos e pengonin performancën e tij, pasi Nurmagomedov dukej mbresëlënës në luftën me Gaethjen, dhe në raundin e dytë ai doli të mbroj titullin në peshat e lehta.

Duke pasur parasysh atë që ai kishte duruar dhe bisedat që bëri me Gaethjen gjatë luftës, Nurmagomedov beson se fitorja ishte mendore më shumë se gjithçka.

“Ju mund të mos e shihni këtë, por unë e ndjeva atë: Ai hoqi dorë”, ka thënë Nurmagomedov për Gaethjen.

“Dua të them, vullneti i tij ishte thyer. Ai hoqi dorë mendërisht. Unë nuk mendoj se e fitova këtë luftë fizikisht, por mendërisht”.

Duke dëgjuar gjëra të tilla, kjo është arsyeja pse tifozët dëshirojnë që Khabib të mos kishte njoftuar pensionimin e tij pas fitores.

Sepse, siç ka thënë Mendez, ai ka akoma ka më shumë për të dhënë . Nëse Khabib ka përfunduar me të vërtetë apo do të përpiqet për një rekord të përsosur 30-0 mbetet të shihet , pasi ai ende mbetet kampion i peshave të lehta UFC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *