Nuk është kurrë e bukur të pësosh një penallti, megjithatë, ajo që i ka dhënë avantazhin e përkohshëm Barcelona-s kundër PSG-së së tij ka qenë shumë e ëmbël, duke parë si ka përfunduar ndeshja.
Keylor Navas, portieri i francezëve, ka patur përballjen e radhës me Pleshtin. Siç ka bërë të ditur Opta, portieri dhe Messi kanë një “feeling” pothuajse unik nga pika e bardhë.
Të dy kanë qenë përballë njëri-tjetrit plot katër herë, me argjentinasin që e ka mposhtur gjithmonë numrin një të Kosta Rikës. Me penalltinë e pësuar mbrëmjen e së martës, Navas është mposhtur për herën e katërt nga argjentinasi.
Vetëm Christian Abbiati ka pësuar po kaq shumë gola me penallti nga Leo Messi.