Dita e pestë e kualifikueseve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 sjellë sot edhe tetë ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Shqipëria e nis këtë kampanjë me udhëtimin në Varshav atje ku do të ballafaqohet me Poloninë në kuadër të grupit E.
Njëra nga kombëtaret më të forta dhe që synon të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni, Franca do ta zhvillojë sfidën e dytë ku do të ndeshjet me Irlandën në kuadër të grupit B, derisa tashmë ka tre pikë pas fitores ndaj Holandës.
Në grupin F, Suedia do të ndeshet me Azerbajgjanin, dy skuadra që kanë pësuar disfatë në ndeshjet e parë dhe synojnë të marrin tre pikë për të mbajtur kështu hapin me skuadrat lideri që janë Austria dhe Belgjika në këtë grup.
Këto janë ndeshjet e ditës së sotme të cilat startojnë nga ora 20:45:
Austria-Estonia
Hungaria-Bullgaria
Irlanda-Franca
Moldavia-Republika e Çekisë
Mali i Zi-Serbia
Holanda-Gjibraltari
Polonia-Shqipëria
Suedia-Azerbajgjani