Një ditë shumë e rëndësishme për futbollin kosovar pritet të jetë sot.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 13:00 do të zhvillohet një konferencë për media, atje ku pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.
Trajneri në ardhje, Alain Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar skuadra të ndryshme në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.
Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.
Ai ka 162 ndeshje si trajner, 63 fitore, 50 barazime dhe 49 humbje gjatë gjithë karrierës së tij.