Këto janë pesë viktimat e aksidentit të Bryant, ja kush ishte në helikopter me legjendën

Lajmi i kobshëm për vdekjen e Kobe Bryant ka tronditur opionion e gjerë botëror.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, në bord kanë qenë edhe bashkëlojtarja e Gianna, prindi i saj dhe piloti.

Kështu është bërë e ditur nga një zyrtar i Calabasasit, qyteti ku ndodhi aksidenti, për “NBC”.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes me kohën lokale në Amerikë, derisa pesë personat në bord po udhëtonin në Akademinë Mamba.

Bryant, 41 vjeçar, njihet si një nga basketbollistët më të mirë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në karrierën e tij, Bryant ka fituar 5 herë ligën NBA, ndërsa ka qenë MVP në dy finale të PLAY OFF-it.

Gjithashtu, tashmë ish-legjendat i basketbollit numëron edhe dhjetëra tituj të tjerë si personal ashtu edhe ekipor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *