Edhe pse nuk ia dolën në sezonin e kaluar të shpallen Kampionë të Italisë për të dytën herë me radhë, Inter sërish mbetet klubi me vlerën më të lartë të futbollistëve në treg sa i takon Serisë A.
Të paktën ky është vlerësimi që vjen nga e mirënjohura “Transfermarkt” që e vlerëson organikën me 32 lojtarë të zikaltërve në vlerën e 652 milionë eurove.
Pas zikaltërve vjen Juventus, ndërsa një vend në podium e ka garantuar edhe ata që triumfuan në sezonin e fundit, Milan.
Renditja e pesë klubeve me vlerën më të lartë të futbollistëve në Serie A sipas “Transfermarkt”
5-Roma 32-lojtarë me vlerë totale 412 milionë euro
4- Napoli 31-lojtarë me vlerë totale 434 milionë euro
3-Milan 32-lojtarë me vlerë totale 495 milionë euro
2-Juventus 29-lojtarë me vlerë totale 504 milionë euro
1-Inter 32-lojtarë me vlerë totale 652 milionë euro