Ka përfunduar ndeshja në mes Uellsit dhe Zvicrës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.
Embolo shënoi golin e parë në këtë takim për t’i dhënë epësinë kombëtares së Zvicrës, gol tek i cili asistoi Xherdan Shaqiri.
Megjithatë, Uellsi nuk u dorëzua dhe nëpërmjet Moore barazoi shifrat dhe mori një pikë me shumë vlerë sot.
Sa i përket futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka luajti 90′ minuta, kurse Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69’të.
Shaqiri u vlerësua me notë 7.4, kurse Xhaka mori notën 6.3.
Notën më të lartë e mori sulmuesi i Zvicrës, Embolo.