Këto janë notat e lojtarëve në ndeshjen, Gjeorgji – Kosovë, Dresevic ylli i ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me epërsi minimale me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në takim u shënua nga lojtari i Gjeorgjisë, Davit Khocholava.

Khocholava e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 18’të pas një dueli me Vedat Muriqin i cili po mundohej të shfrytëzonte harkimin e Valon Berishës për të realizuar gol.

Rast shumë të mirë shënimi pati Lirim Kastrati për të dyfishuar epërsinë, por sulmuesi kosovar nuk arriti të shënonte edhe pse ishte ballë për ballë me portierin kundërshtar.

Kosova realizoi edhe golin e dytë në minutën e 84’të, por goli u anulua pasi në pozitë jashtë loje ishin Rrahmani dhe Muriqi.

Pas ndeshjes, webfaqja e njohur për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored, ka publikuar notat e lojtarëve të kësaj ndeshje.

Sipas kësaj faqeje, Dresevic ishte lojtari me paraqitjen më të mirë i cili u vlerësua me notën 7.7.

Pas tij lartë vlerësohen edhe Vedat Muriqi me notën 7.4, Rashani dhe Hadërgjonaj me 7.2, kurse Aro Muric, Aliti me nga 7.1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *