Edicioni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës fillon zyrtarisht nga nesër, kur edhe do të zhvillohen tre ndeshje.
Dhjetë skuadra të elitës së futbollit kosovar do të hyjnë në këtë garë me qëllimin për t’i arritur objektivat e tyre, derisa pritet që të zhvillohet një kampionat edhe më cilësor se ai i vitit të kaluar për shkak të përforcimit të skuadrës nga shumica e klubeve.
Të tri ndeshjet e nesërme do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00, ku ndër më interesantet do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës.
Po ashtu, krahas këtij takimi ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Dritës, e cila do të jetë mysafire e skuadrës së sapo promovuar në Superligë, Trepçës ’89.
Kampioni aktual kosovar, Ballkani, duhet të presë për debutimin e tij në sezonin e ri 2022/23, pasi që është i angazhuar në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.
Më poshtë mund ta gjeni programin e plotë të ndeshjeve të nesërme në Superligën e Kosovës, që fillojnë nga ora 17:00.
Dukagjini – Prishtina
Gjilani – Ferizaj
Trepça ’89 – Drita