Këto janë klubet që rrezikojnë gjobat nëse nuk i paguajnë futbollistët

Komisionit Disiplonor të FFK-së i ka dalur punë e madhe këtë vit, teksa ky organ është duke pranuar shumë ankesa nga futbollistët të cilëve nuk ju kanë kryer të gjitha obligimet financiare nga klubet.

Rezultati i punës së Komisionit Disiplonor ka dal tejet i lartë, pasi rreth 12 klubeve i është hapur procedurë disiplinore, teksa katër janë të Superligës dhe tetë tjera të Ligës së Parë, ku rreth 45 lojtarëve dhe dy trajnerëve ju kanë mbetur borq, shkruan Gazetasheshi.com

Klubet e Superligës të cilëve i janë hapur procedurë disiplinore janë: Feronikeli, Prishtina, Drenica, Arbëria, Besa dhe Llapi. Ndërsa të Ligës së Parë: Dukagjini, Vitia, Ferizaji, Flamurtari, Vushtrria dhe Trepça.

Afati kohor nga Komisioni Disiplinor për klubet është deri me 15 dhjetor, në rast se nuk paguajnë shlyerjen e obligimeve të mbetura atëherë dënimet mund të jenë të rënda, njëra nder to është heqja e pikëve deri në nëntë dhe rrezikim me largim nga liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *