Këto janë klubet që janë ‘pasuruar’ më së shumti në merkaton verore

Merkato kalimtare verore u mbyllë zyrtarisht në mesnatën e sotme.

Ora 00:00 shënoi mbylljen e afatit të transferimeve të lojtarëve.

Orët e fundit ishin dinamike me transferime të shumta te klubet gjigante evropiane.

Dest te Milan, Arthur te Liverpool, Aubameyang te Chelsea dhe Alonso te Barcelona ishin disa nga transferimet e orëve të fundit të ditës së djeshme.

Nga kjo merkato skuadra të shumta përfituan shuma të majme të parave.

Ajax ka fituar mbi 111 milionë euro kryesisht nga shitja e Antony te Manchester United, Brighton mbi 77 milionë euro ku tranferimi më i madh ishte Cucurella i cili u largua te Chelsea.

Listën e përbëjnë edhe skuadra të njohura si: Monaco, Lille, Sevilla e Leicester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *