Pas zërave se Lionel Messi do të largohet nga skuadra katalanase, Pep deklaroi rëndësia e yllit argjentinas është e madhe te Blaugranët.
Tekniku më tutje shtoi se kur Messi të largohet, Barca do të vuajë ashtu siç vuajti Real Madridi për Cristiano Ronaldon.
‘’Kur Messi të lërë Barcën, i duhet një rikonstruktim kësaj të fundit’’, u shpreh tekniku spanjoll.
‘’Lojtarët si Messi dhe Ronaldo janë shumë të rëndësishëm për klubet respective. Ata shënojnë 40-50 gola në një sezon’, shtoi 49-vjeçari për Post United, përcjell lajmi.net.
Guardiola shpenzoi afro 20 vite te Barcelona si lojtar dhe më vonë si trajner. Pasi që fitoi gjithçka me 5 herë kampionët europian, ai u largua në vitin 2012 për të vazhduar karrierën e tij si trajner jashtë Spanjës.