Maqedonia Veriore e ka mposhtur në udhëtim Gjeorgjinë me rezultat minimal 1-0, dhe për herë të parë në histori është kualifikuar në një Kampionat Evropian.
Golin e vetëm në këtë takim për maqedonasit e ka realizuar sulmuesi veteran, Gorand Pandev në minutën e 57’.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Ezgjan Alioski, i cili luaji për 90 minuta për Maqedoninë Veriore.
Alisoki përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka shkruar se sonte kanë bërë historinë.
“Sot kemi bërë histori – Evropë, ne jemi këtu”, shkroi ai në “Facebook”.
Në këtë takim për Maqedoninë Veriore luajtën edhe tre futbollist tjerë me prejardhje shqiptare, Ademi, Musliu dhe Bejtullahi, kurse Enis Bardhi mungoi për shkak të lëndimit.
Më poshtë keni postimin e Alioskit.