Me promovimin e Monzas nga Seria B në Serie A, tashmë është kompletuar tabloja e 20 skuadrave që do të luajnë në top ligën italiane sezonin e ardhshëm, të karakterizuar nga Botërori i Katarit.
Cremonese, Lecce, Monza dhe Pisa janë katër skuadrat e reja që do të garojnë në sezonin e ri në Serie-A.
Këto janë të gjitha skuadrat që do ta kompletojnë tabelën e Serie-A në sezonin e ardhshëm:
Atalanta, Bologna, Cremonese, Empoli, Fiorentina, Inter, Juventus, Lazio, Lecce, Milan, Monza, Napoli, PISA, Roma, Salernitana, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Torino, Udinese, Verona.
Seria A 2022/2023 do të karakterizohet nga ndalesa e vjeshtës për Kupën e Botës në Katar. Liga italiane do të fillojë në fundjavën e 13 dhe 14 gushtit 2022. Në gusht do të ketë 4, ndërsa fundi i Serie A 2022/23 është planifikuar për 4 qershor 2023.
Pushimi i parë, për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, do të jetë nga data 19 deri më 27 shtator. Më pas, do të ketë një pushim gati dy mujor për Botërorin në Katar. Seria A nuk do të luhet nga 14 nëntori 2022 deri më 4 janar 2023.