Me fitoren në Nurburgring, Lewis Hamilton barazoi Michael Schumacherin me 91 triumfe për sa u përket fitoreve në Formulën 1.
Por, ky është vetëm rekordi i fundit i pilotit britanik, pasi këtë sezon ai do të ketë mundësinë ta barazojë Shumin edhe për numrin e titujve kampionë.
Hamilton është vetëm një hap larg nga titulli i shtatë, por 35- vjeçari nuk ka aspak ndërmend të ndalet këtu.
Më poshtë janë pasqyruar të gjitha rekordet që Hamilton regjistron në Formula 1 që prej vitit 2007, kur ka bërë edhe debutimin.
-Më shumë gara të fituara: 91 aq sa Michael Schumacher
-Numri më i lartë i garave radhazi të përfunduara: 44
-Numri i lartë i fitoreve në një Çmim të Madh: 8 (Hungari), aq sa Schumacher në Francë
-Numri më i lartë i garave të fituara si debutues: 4 (2007), aq sa Jacques Villeneuve në vitin 1996.
-Numri më i madh i “pole position”: 96
-Numri më i madhi “pole position” me të njëjtin konstruktor: 70 (Mercdes)
-Sezone radhazi me të paktën një “pole position”: 14
-Numri më i lartë i “pole position” në një Çmim të Madh: 8 (Australi), aq sa Airton Sena në San Marino dhe Michael Schumacher në Japoni
-Numri më i madh i “pole position” në shtëpi: 7 (Britani e Madhe)
-Numri më i lartë për xhirot më të shpejta në Çmim të Madh: 7 (Itali), aq sa Michael Schumacher në Spanjë.
-Numri më i madh i podiumeve: 160
-Numri më i madh i podiumeve gjatë një sezoni: 17 (2015, 2016, 2018, 2019), aq sa Schumacher në vitin 2002 dhe Vettel në vitin 2011
-Numri më i madh i pikëve: 3661
-Ecuria më e gjatë e garave radhazi me pikë: 44
-Numri më i lartë i pikëve gjatë një sezoni: 413 (2019) -Numri më i lartë i garave, në zonën e pikëve: 224 –
Numri më i lartë për nisjet nga vija e parë: 155
-Numri më i lartë i garave, me të paktën një xhiro në kryesim: 158
-Numri më i lartë i garave radhazi, me të paktën një xhiro në kryesim: 158
-Numri më i lartë i garave gjatë një sezoni, me të paktën një xhiro në kryesim: 19 (2019)
-Numri më i lartë i fitoreve, i nisur nga “pole position: 56
-Numri më i lartë i garave, të kryesuara nga fillimi deri në fund: 21
-Shpejtësia më e lartë mesatare gjatë kualifikueseve: 256,362 km/h (Itali 2020).