Këta janë tre yjet që Pochettino i do te PSG

Maurizio Pochettino është trajneri i ri i PSG, dhe si duket argjentinasi do t’i futet punës për të sjellë lojtarë të ri në skuadër.

Pochettino ka një punë të vështirë para vetes, PSG ishte në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe presioni për ta fituar atë është më i madh se kurrë.

Për arritjen e qëllimeve, argjentinasi thuhet se ka tre objektiva për të përforcuar skuadrën.

Sipas ‘AS’, objektivat kryesorë janë Christian Eriksen, Lionel Messi dhe Dele Alli.

Për Eriksen, është e ditur që e ardhmja e tij është larg ‘Giuseppe Meazza’, këtë e konfirmoi edhe Giuseppe Marotta i cili tha se Eriksen nuk është përshtatur tek ‘Nerazzurrët’ dhe se largimi i tij është i mundur. Danezi është i pëlqyer nga Pochettino, ku shkëlqeu nën drejtimin e tij tek skuadra Tottenham Hotspur.

Lionel Messi është i lirë të bisedojë me klube për transferim, PSG dhe Manchester City thuhet se janë favoritë për nënshkrimin e argjentinasit, por sipas artikullit, Pochettino ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin dhe fakti që Neymar është në Paris, do të ishte arsye shtesë për transferimin e tij.

Dele Alli, një lojtar që shkëlqeu nën urdhrat e Maurizio Pochettino, është ‘persona non grata’ nga menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho. E ardhmja e anglezit thuhet të jetë në Paris, ku dihet se marrëdhënia me trajnerin argjentinas është fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *