KB Trepça shkroi historinë mbrëmë, pasi që për herë të parë arriti ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Fillimisht, Trepça mposhti islandezët e Tindasolmit, ndërsa mbrëmë fitoi edhe ndaj ekipit estonez, Parnu, për të siguruar grupet e FIBA Europe Cup.
Pas triumfit në Grupin C parakualifikues, tani KB Trepça është Grupin G të kualifikimeve të kësaj gare evropiane, së bashku me klubet e tjera si Hapoel Galil Elion (Izrael), ZZ Leiden (Holandë) dhe Gravelines Dunkerque (Francë).
Ndeshjet në grup fillojnë nga 18 tetori, kurse orari i KB Trepçës vijon si më poshtë.
18 tetor, Hapoel GE – KB Trepça
25 tetor, KB Trepça – Leiden
1 nëntor, Gravelines – KB Trepça
8 nëntor, KB Trepça – Hapoel
15 nëntor, Leiden – KB Trepça
22 nëntor, KB Trepça – Gravelines.