Ylli Lionel Messi është duke u rivalizuar nga disa yje për Topin e Artë përfshirë mesfushorin e Chelseas, Jorginho se bashku me yllin tjetër të “Bluve”, N’Golo Kante.
Ai gjithashtu ishte lojtari i turneut, shënoi dhe krijoi me shumë se të gjithë të tjerët.
Pavarësisht një sezoni jo të mirë te Barcelona, Messi shihet si ndër favoritët për Topin e Artë, sipas Mundo Deportivo.
Shumë raportime thoshin se edhe N’Golo Kante është rival, pas suksesit me Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Francezi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Man Cityt, por shanset u zbriten kur Franca u eliminua nga Zvicra në Euro 2020.
Jorginho gjithashtu hyri në këtë garë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Euro 2020.
Italiani ishte çelësi i suksesit së “Azzurëve” duke shënuar golin e fitores ndaj Spanjës në penallti.
Ndër kandidatët e tjerë janë: Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Raheem Sterling, Harry Kane dhe Federico Chiesa.
Shumë u sugjerua që nëse Anglia do fitonte “Euro 2020”, Kane do ishte favoriti për këtë çmim.
Pavarësisht që anglezi e nisi dobët, ia doli të shënojë katër gola në fazën e eliminimit direkt.
Tjetër, sukses ka pasur edhe Giorgio Chiellini me Italinë. Një mbrojtës nuk e ka fituar këtë çmim që nga koha e Fabio Cannavaro në vitin 2006.
Sidoqoftë, favoriti momental mbetet Messi.