Braziliani Felipe Monteiro, qendërmbrojtësi i Atletico Madrid dhe kiliani Alexis Sánchez, sulmues i Marseille, janë të vetmit lojtarë të suspenduar për xhiron e parë të fazës së grupeve të Champions League 2022/23.
Felipe u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Manchester City në çerekfinalen e sezonit të kaluar, e cila përfundoi në barazim pa gola dhe nënkuptonte kalimin tutje të skuadrës së Pep Guardiola.
Alexis ishte ndëshkuar me karton të kuq në në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të ish-skuadrës së tij Inter Milan dhe Liverpool.
Në këtë ndeshje u përjashtua edhe Massimiliano Farris, nga stafi i skuadrës nga Interi, që është poashtu i pezulluar edhe për këtë start të Champions League.