Këta janë dy futbollistët që debutojnë sot për Kosovën

Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator.

Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Kosova ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje.

Në portë do të startojë Ujkani, kurse para tij janë dyshja Rrahmani dhe Fazliu. Në krahë do të luajnë Vojvoda dhe Bajselmani.

Në mesfushë do të paraqiten Halimi, Kryezi dhe Idrizi, kurse në sulm do të jenë Kastrati, Zeneli dhe Muriqi.

Për herë të parë, Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi do të paraqiten për Kosovën.

Bajselmani aktualisht është pjesë e skuadrës nga elita e futbollit holandez, Zwolle.

Kurse, Blendi Idrizi luan për Schalken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *