Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll ka kompletuar tashmë edhe xhiron e gjashtë, edhe pse jo të gjitha skuadra i kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje.
Janë Ballkani, Drita, Gjilani dhe Fushë Kosova skuadrat që kanë nga një lojë më pak të zhvilluar.
Gjithsesi, në situatën aktuale, Llapi është lider i tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.
Malisheva dhe Drita ndajnë pozitat tre dhe katër me nga nëntë pikë, kurse Top-5-shen e mbyll Prishtina me nëntë pikë po ashtu.
Kjo është renditja e plotë: