Janë mbyllur tri ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra lidere e kampionatit, Drita, ka vazhduar me fitore, derisa triumfoi në shtëpi ndaj Feronikelit me shifrat 2:1.
Flamurtari triumfoi në spektaklin e golave në shtëpi ndaj Dukagjinit, ekipi të cilin e mposhti me shifrat 4:3.
Ndërsa, Trepça ’89 është ndalur në barazim 1:1 në shtëpi nga Vushtrria.
Pas këtyre rezultateve, Drita mban kryesimin e tabelës me 64 pikë, 5 më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Ballkani.
Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë.
Flamurtari tash ngjitet në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse Trepça 89’ ka 35 pikë në pozitën e nëntë.