Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Sot është kompletuar xhiroja e 24-t e Superligës së futbollit me dy derbit që u zhvilluan në Suharekë dhe në Gjilan.

Dy ekipet e vetme pretendente për titull të kampionit, Ballkani dhe Drita i ndanë pikët në një ndeshje spektakolare, duke luajtur baras, 1:1.

Kurse, dueli tjetër i madh dhe i rëndësishëm i kësaj xhiroje, ai për vend të tretë, që çon në Evropë, mes Gjilanit dhe Prishtinës, u mbyll po ashtu baras, por pa gola.

Kështu, “Skifterat” e ruajtën distancën shtatëpikëshe karshi ekipit kryeqytetas, të cilit nuk i konvenon aspak ky barazim.

Paraprakisht, dje janë zhvilluar tri ndeshje, në të cilat fitore të mëdha regjistruan Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça ’89.

Më poshtë mund ta shikoni tabelën e Superligës pas xhiros së 24-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *