Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme

Sot është kompletuar xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e mposhti Dukagjinin me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Me golat e Gripshit, Berishës e Kryeziut, therandasit i siguruan tri pikë të reja duke e vazhduar serinë pa humbje në këtë sezon.

Me këtë rast, ekipi Portokalli arriti në kuotën e 32 pikëve, 7 më shumë se ndjekësit Drita e Llapi, të cilët po ashtu fituan në fundjavë në duelet përkatëse.

Duhet cekur se skuadra e Ilir Dajës shkaku i angazhimeve evropiane i ka zhvilluar veç 12 lojë në Superligë, një më pak se Drita dhe dy më pak se Llapi.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës pas xhiros së 14-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *