Këshilltari i Zinedine Zidane zbulon zërat nëse francezi do ta drejtojë PSG-në

Pas rinovimit me Kylian Mbappe, klubi i PSG do të përfshihet nga një revolucion sa i takon pjesës menaxheriale, me drejtuesit më të lartë të klubit që kërkojnë një organizim të ri nga sezoni i ardhshëm.

Zyrtarizimi i parë në këtë aspekt ka të bëjë me Luis Campos i cili do të marrë rolin e këshilltarit në klub ndërsa në vijim, te PSG janë optimist për emërimin e Zinedine Zidane në rolin e trajnerit.

Në orët e fundit, zërat që e lidhin ish-teknikun e Real Madrid me parisienët kanë qenë të shumta, megjithatë për të marrë situatën në dorë dhe për të mos lejuar thashethemet, ka folur këshilltari i tekniku francez, Migliaccio. Ky i fundit thekson se nuk ka pasur bisedime mes palëve dhe se ai është i vetmi person që mund të flasë në emër të Zidane.

“Të gjithë këto zërat mbi një marrëveshje të PSG me Zidane nuk kanë asnjë bazë. As Zidan dhe as unë nuk jemi kontaktuar nga pronari i PSG për të marrë drejtimin e skuadrës. Unë jam personi i vetëm që kam autorizim për të folur në emrin e Zidane dhe në këtë formë, garantoj se nuk ka tratativa mes palëve”, u shpreh Migliaccio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *