Shorti në Frankfurt të Gjermanisë për Euro 2024, vendosi në një grup Rumaninë, Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë, Andorrën, dhe Kosovën.
Duke qenë se Rumania është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, u ngrit pyetja nëse kombëtarja e tyre do të luajë ndeshjen kualifikuese.
“Duke qenë se Rumania dhe Kosova janë në të njëjtin grup dhe duke pasur parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë për kushtet e ndeshjes në të cilën vendi ynë do të mirëpresë Kosovën”, kanë thënë nga Federata për portalin “GSP”.
Deklaratë kërcënuese kishte bërë edhe Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë Teodor Malescanu i cili ka thënë se Rumania duhet të refuzojë të luajë me Kosovën.
Mirëpo, kërcënimet e fundit e kanë mbështetur për muri Rumaninë dhe nuk ka asnjë shanse që ajo të refuzojë ndeshjen.
“Mospjesëmarrja në ndeshje për arsye politike do të çonte në ndarjen e Federatës Rumune të Futbollit nga UEFA. UEFA nuk pranon ndërhyrjen politike në futboll dhe vendi ynë do të përjashtohej nga UEFA”, ka shkruar shumë qartë portali i njohur rumun, GPS.